Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu është takuar sot me banorë të qytetit të Podujevës.
Veliu në këto takime ka qenë i shoqëruar me kandidatin tjetër për deputet Besian Mustafa, ku përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka shkruar se dega e tyre në Llap është e madhe.
“Dega jonë është e madhe. Së bashku me kandidatët për deputet të degës sonë takuam banorë të qytetit të Podujevës. Mbështetja për ne është mbështetje për Kosovën. Shteti. Shtet”, ka shkruar Velou. /Insajderi.org