Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Agim Veliu, i cili është edhe kandidat për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka kujtuar në 11 vjetorin e vdekjes veprimtarin e LDK-ës, Fadil Feratin.
Veliu, i cili në zgjedhjet e 14 shkurtit garon me numrin 4, ka kujtuar Feratin duke thënë se gjithmonë do ta kujtojmë e nderojmë jetën dhe veprën e tij, si të një intelektualit, humanistit dhe udhëheqësit të përmasave kombëtare, shkruan Insajderi.
“Njëmbëdhjetë vjet pa mikun, patriotin dhe veprimtarin e orëve të para të Lidhjes Demokratike të Kosovës”.
“Nënkryetari i LDK-së dhe kryetari shumëvjeçar i Istogut, Fadil Ferati, shquhej për kontributin e madh në të gjitha rrjedhat e zhvillimit dhe shtetndërtimit të Kosovës.”
“Gjithmonë do ta kujtojmë e nderojmë jetën dhe veprën e Fadilit, intelektualit, humanistit dhe udhëheqësit të përmasave kombëtare” – shkroi ai në llogarinë personale në Facebook.