×
Zgjedhjet 2021

Agim Veliu: Sa para paguan aq përqindje në sondazh

Insajderi
08 February 2021 - 13:22
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lidhja Demokratike e Kosovës sot po mban tubim  në qytetin e Podujevës. Në këtë fushatë para qytetarëve i pari foli ish- kryetari i kësaj komune, Agim Veliu.

Duke thumbuar partitë e tjera ai tha se sondazhet janë duke shkuar sipas kritereve të tregut pasi sipas tij sondazhet janë duke u blerë.

“Më 14 shkurt do të rrëzohen të gjitha piramidat e sondazheve që po ndërtohen si fontanë dëshirash e sipas kriterit të tregut të lirë sa para aq përqindje në sondazh”, tha Veliu.

Tutje ai foli edhe për shiritat e kuq vendosur nga Lëvizja Vetëvendosje nëpër qytete të ndryshme. Veliu tha se pas 14 shkurtit nuk do t’i lejojnë ‘të skuqin dhe izolojnë Kosovën’.

“Ata këto ditë për të dëshmuar se kush janë po shpërndajnë e lidhin shirita të kuq gjithandej nëpër Kosovë po e bëjnë këtë për të treguar se nëse do të realizojnë ëndrrën e tyre do ta skuqin Kosovën pas 14 shkurtit, por jo ne nuk do t’i lejojmë , edhe sikur do të realizohej ky iluzion njëmend do të skuqej dhe izolohej Kosova sipas modeleve të vendeve nën diktaturën komuniste të pas Luftës së Dytë Botërore”, shtoi ai.

Veliu gjithashtu theksoi se nuk do të lejojnë që ata të cilët synojnë pushtet absolut të vënë në sprovë partneritetin me aleatët perëndimorë dhe të rrënoj themelet e shtetit.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark