Agjencia britanike e intelegjencës thotë se Rusia po vepron ‘në mënyra agresive’ – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Agjencia britanike e intelegjencës thotë se Rusia po vepron ‘në mënyra agresive’

    Insajderi
    01 November 2016 - 11:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i agjencisë britanike të intelegjencës, MI5, Andrew Parker, ka paralajmëruar se Rusia po vepron gjithnjë e më shumë “në mënyra agresive” për të pënguar kundërshtarët e saj në Perëndim.

    “Ajo po përdorë gjithë organet e saj shtetërore dhe fuqinë për të shtyrë politikat e saj të jashtme në mënyra shumë agresive – përfshirë propagandën, spiunazhin, subverzionet dhe sulmet kibernetike. Rusa po punon gjithandej Evropës dhe edhe në Mbretërinë e Bashkuar, sot. Është detyrë e MI5 që ta parandalojë”, tha Parker në një intervistë me The Guardian.

    Anijet britanike gjatë muajit të kaluar, e zbuluan një aeroplan mbajtës rus se po lëvizte përmes Detit Verior drejt Mesdheut, që zyrtarët britanikë të mbrojtjes e cilësuan si një “test të qartë” për forcat britanike dhe të NATO-s.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark