×
  • Lajme
  • Insajderi

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nis hetimet për helmimin e nxënësve në Mitrovicë

    Insajderi
    21 May 2022 - 19:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dje u raportua se disa nxënës të shkollës fillore “Nexhmi Mustafa” në fshatin Besi të Prishtinës, janë helmuar në qytetin e Mitrovicës, ku kishin shkuar për ekskursion.

    E lidhur me këtë Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se ka nistur hulumtimet, ku thuhet se nxënësit janë shërbyer në një restorant, i cili është në një mbyllje të përkohshme.

    AUV-i ka thënë se kanë inspektuar hapësirat e restorantit dhe shërbimet ushqimore ku edhe janë marrë 6 mostra.

    “Restoranti është inspektuar në mënyrë të detajuar në të gjitha hapësirat e punës dhe shërbimit të ushqimit. Bashkë me zyrtarin mostrues nga IKSHPK janë marrë 6 mostra të produkteve ushqimore dhe strisho nga hapësirat e ambientit të gatimit dhe mjeteve të kuzhinës”, thuhet në njoftim.

    Ata kanë theksuar se ky restorant do të jetë i mbyllur deri sa të publikohen rezultatet laboratorike.

    Sipas raporteve mjekësore, pacientët menjëherë pas marrjes se trajtimit kanë filluar të përmirësohen.

    “AUV-i është duke e trajtuar me seriozitet të lartë rastin e ndodhur dhe në koordinim me autoritetet e tjera si, Spitali i Mitrovicës, Policia e Kosovës dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës”, thuhet më tej.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    26 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark