×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Agjencia për Privatësi: PSD-ja ka publikuar të dhënat personale të qytetarëve

    Insajderi
    06 March 2023 - 15:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Agjencia për Informim dhe Privatësi ka dalë me një komunikatë ndaj aksionit të zhvilluar nga Partia Socialdemokrate, ku u ka bërë thirrje mediave dhe qytetarëve të mos publikojnë foto nga ky aksion pasi që është bërë shpalosja e të dhënave personale të qytetarëve.

    “Agjencia për Informim dhe Privatësi u bën thirrje subjekteve mediatike/portaleve, ashtu si edhe qytetarëve që përdorin rrjetet sociale, të respektojnë kuadrin ligjor në fuqi në mbrojtjen e të dhënave personale, që gjatë transmetimit apo njoftimit me lajmin të mos publikojnë të dhënat personale të qytetarëve që gjenden në listat e shpërndara, duke aplikuar efektet e mjegullimit”, thuhet në reagim.

    “Partia Social Demokrate e Kosovës, përmes një aktiviteti të saj para objektit të Qeverisë së Kosovës ka shpalosur listat me nënshkrimet e peticionit të vitit 2016 kundër Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Ato lista përmbajnë kategori të të dhënave personale të qytetarëve, të cilat janë mbledhur dhe përpunuar për një qëllim specific”, është thënë në komunikatën e kësaj agjencie.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark