×
  • Lajme
  • Insajderi

    Agjensioni “Air Prishtina” i bllokon në aeroport rreth 400 pasagjerë, nuk i lajmëroi për anulim të fluturimit

    Insajderi
    03 August 2023 - 16:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rreth 400 pasagjerë që po pritnin të udhëtonin me aeroplanin “Chair Airlines” nga Prishtina në Zyrih me 1 gusht 2023 kaluan tërë natën në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Kjo për shkak se fluturimi u anulua, shkruan Insajderi.

    Fluturimi drejt Zyrihit të Zvicrës ishte planifikuar të realizohet në ora 17:35 të 1 gushtit, por që ishte shtyrë tri herë brenda mbrëmjes deri kur u anulua, gjë që shkaktoi tollovi.

    Fluturimi u realizua rreth orës 04:30 të datës 2 gusht.

    Mërgimtari me inicialet Z.B ka treguar për Insajderin se gruaja e tij kishte rezervuar biletën për të udhëtuar drejt qytetit zvicran, por thotë se fluturimi iu anulua pa ndonjë njoftim paraprak nga agjensioni Air Prishtina, agjension ky që ka bërë shitjen e biletave për këtë fluturim.

    Fluturimi ka qenë në ora 17:35, tani e kanë shty ne ora 19:00, tani në ora 21:15 dhe në ora 22:00. Ndërsa, në ora 22:15 kanë thanë në Aeroport të Prishtinës se anulohet“, tha Z.B për Insajderin.

    Ai tutje ka treguar se udhëtarët nuk ishin lejuar të dilnin nga aeroporti nga kompania Air Prishtina, të cilët iu kishin thënë pasagjerëve se nuk do të iu kompensohet bileta nëse largohen.

    Nuk i kanë leju edhe të dalin duke u thanë se nëse dalin dhe e marrin valixhen atëherë nuk munden me fluturu mo. Domethënë ju djeget bileta pa kurrfarë kompensimi“, tha tutje Z.B.

    Tutje, burime të Insajderit kanë treguar se kompania Air Prishtina kishte shitur bileta më shumë se që duhej për këtë fluturim, derisa thanë se kompania në fjalë kishte kërkuar 10 deri 20 vullnetarë që të mos fluturonin drejt qytetit zvicran. Por, që sipas burimeve nuk kishte asnjë vullnetarë.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar agjencinë Air Prishtina, por të njëjtit nuk iu janë përgjigjur pyetjeve të gazetës lidhur me rastin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark