×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Agjentët e FBI-së vrasin të dyshuarin për kërcënim të Presidentit Biden

    Insajderi
    09 August 2023 - 23:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një person, i akuzuar për kërcënime ndaj Presidentit Joe Biden, u vra nga agjentët e FBI-së në Juta disa orë përpara se Presidenti pritej të mbërrinte atje të mërkurën, thanë autoritetet.

    Agjentët FBI-së po përpiqeshin të zbatonin një urdhër arresti në shtëpinë e të dyshuarit Craig Deleeuw Robertson në Provo, në jug të qytetit Salt Lake, në në orën 6:15 të mëngjesit kur filluan të shtënat me armë, thuhet në deklaratën e FBI-së.

    Robertson postoi në internet të hënën se kishte dëgjuar se Presidenti Biden po vinte në Juta dhe se po planifikonte të gjente një kostum kamuflazhi dhe “të pastronte pluhurin nga snajperi M24”.

    Postimet treguan se ai dukej se zotëronte një snajper me rreze të gjatë veprimi dhe shumë armë të tjera, si dhe veshje kamuflimi, thanë hetuesit në dokumentet e dorëzuara në gjykatë.

    Robertson gjithashtu iu referua një “vrasjeje presidenciale” dhe bëri kërcënime të tjera kundër Prokurorit të Qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg, Prokurorit të Përgjithshëm Merrick Garland dhe Prokurores së Përgjithshme të Nju Jorkut Letitia James, thuhet në dokumentet e gjykatës.

    Sipas autoriteteve, Robertson kishte shkruar në Facebook në shtator të vitit 2022 se “Është koha e duhur për një ose dy vrasje presidenciale. Së pari Joe, pastaj Kamala!!!” Postimi i tij është përfshirë në dosjen e dorëzuar në gjykatëAsnjë avokat mbrojtës nuk u përmend menjëherë për zotin Robertson në dokumentet e gjykatës.

    Nuk u publikuan detaje të mëtejshme në lidhje me të shtënat, të cilat janë duke u analizuar nga FBI-ja.

    Presidenti Biden është në mes të një turneu në pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara. Ai vizitoi të mërkurën shtetin e Nju Meksikos, ku foli në një fabrikë që do të prodhojë turbina për prodhimin e energjisë nga era dhe pritet të shkojë më vonë gjatë ditës në Juta.

    Të enjten, ai pritet të vizitojë një spital të Departamentit të Veteranëve për të folur rreth ligjit PACT, i cili zgjeroi përfitimet për veteranët e ushtrisë amerikane dhe do të mbajë një takim për mbledhje fondesh për zgjedhjet e presidenciale të vitit 2024. /VOA

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark