×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Agjenti i FBI-së i lidhur me rusët ishte në Kosovë më 2017, takoi një politikan

    Insajderi
    24 January 2023 - 19:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Bashkëpunimi me një oligark të sanksionuar rus dhe velloja e fshehtësisë mbi shumat e mëdha të parave të marra nga një agjent i inteligjencës shqiptare u rikthyen si temë pas arrestimit të ish-Shefit të kundërzbulimit të Byros Federale të Hetimeve (FBI), Charles McGonigal, shkruan Insajderi.

    McGonigal, siç raportuan gjerësisht mediat amerikane, u ndalua në aeroportin ndërkombëtar ‘John F. Kennedy’ teksa po kthehej për në ShBA nga një udhëtim jashtë vendit.

    Por, për çfarë po akuzohet konkretisht ish-zyrtari i lartë i FBI-së në lidhje me veprimtaritë e tij në Shqipëri dhe Kosovë?

    Në padinë ndaj McGonical fillimisht theksohet se ai nga tetori i vitit 2016 gjer më shtator të vitit 2018 ishte përgjegjës për mbikëqyrjen e kundërzbulimit dhe sigurisë kombëtare në cilësinë e Agjentit Special në Detyrë (SAC, Special Agent in Charge), “përfshirë vende evropiane si Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina”.

    Në cilësi të SAC-së, McGonical nuk kishte raportuar mbi aktivitetet e tij siç kërkohet nga Drejtoria Politike e FBI’së mbi udhëtimet e tij jozyrtare jashtë vendit, kontaktet profesionale dhe zyrtare me kombas të tjerë, si dhe raportimet për udhëtime jashtë vendit, shkruan Insajderi.

    Ai nuk i raportoi kontaktet dhe takimet e tij me zyrtarë të huaj dhe as asetet financiare, shkruan Insajderi.

    Në padinë ndaj tij “Personi A”, person kyç në marrëdhënien me ish-zyrtarin e FBI-së, identifikohet si ish-agjent i shërbimit inteligjent shqiptar, si dhe “Personi B” si kombas shqiptar i angazhuar nga një kompani energjetike kineze derisa në të njëjtën kohë ishte edhe i angazhuar si këshilltar jo zyrtarisht i kryeministrit shqiptar, Edi Rama, i cili në vete edhe posedonte adresë elektronike zyrtare shtetërore (e-mail) dhe pasaportë, si dhe ishte ish-zyrtar shtetëror.

    “Personi A dhe Personi B ishin miq dhe bashkëpunëtorë biznesorë me njëri-tjetrin”, thotë aktakuza.

    Padia specifikon se Charles McGonigal kishte fshehur marrëdhënien e tij me Personin A dhe B në raportimet e tij zyrtare, “përfshirë dhe pranimin e së paku 225 mijë dollarë nga Personi A”.

    Por, jo vetëm paratë e pranuara. Charles McGonigal kishte fshehur takimet me Personin A dhe me bashkëpunëtorët e Personit A, “gjë që i pandehuri Charles McGonigal ishte i detyruar t’i raportonte”.

    “Kjo krijoi konflikt të dukshëm dhe të hapur të interesit mes detyrave të tij zyrtare dhe interesave të tij private financiare”.

    Mënyra dhe mjetet e Skemës, sipas padisë:

    “Mes qershorit 2018 dhe majit të 2019, i pandehuri McGonigal, në baza vjetore, dorëzoi dhe shkaktoi të dorëzohen format OGE-278 që rrejshëm deklaronin dhe certifikonin të pandehurin McGonigal se nuk kishte para më shumë se 10 mijë dollar, dhe që dështonin të identifikonin asete më të mëdha se 1 mijë dollarë të marra nga Personi A, kur, siç ishte në dijeni McGonigal, ai kishte kërkuar dhe pranuar hiç më pak se 225 mijë dollarë nga Personi A që ishte i detyruar të raportonte në formën OGE-278”, shkruhet në padinë që e ka parë Insajderi.

    Më tej padia vazhdon të tregojë se si ish-zyrtar i FBI-së kishte “falsifikuar, fshehur dhe mbuluar” marrëdhënien e tij me ish-agjentin shqiptar, përkatësisht Personin A.

    Marrëdhënia e tyre gjatë kësaj periudhe kishe vazhduar, ky McGonigal dhe Personi A kishin udhëtuar në vende të ndryshme në Evropë, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën.

    Krejt kjo duke mos e raportuar shoqëruesin e tij, Personin A.

    “Nuk identifikonte Personin A si bashkëudhëtar, nuk identifikonte vendet ku kishin udhëtuar, gënjente mbi qëllimin e udhëtimeve, dhe rrejshëm raportonte se nuk do të kishte kontakte të huaja në udhëtime, pavarësisht se McGonigal synonte dhe takonte kombas të huaj, përfshirë Personin B, me të cilin McGonigal kishte marrëdhënie”.

    Por, ku dhe si futet Kosova në krejt këtë mes?

    Në padi data specifikohet 5 shtator, 2017.

    Ai i kishte thënë FBI-së se po shkon në një “udhëtim jo zyrtar” në Shqipëri.

    Por, njëjtë, as këtu Charles McGonigal nuk e kishte raportuar se do të ishte me Personin A, dhe aq më pak se destinacioni i tij do të ishte edhe Kosova.

    “Raportimi i tij në mënyrë të paduhur dështoi të (a) identifikojë se Personi A do të ishte shoqërues i tij, (b) të deklaronte se akomodoimi i tij do t’i mbulohej dhe kush do t’ia paguante, (c) të deklaronte se i pandehuri McGonigal do të udhëtonte në Kosovë përveç Shqipërisë […]”.

    Më 9 shator ai takohet me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën. Aty, Charles McGonigal, i tregoi Edi Rama “gjësende personale të FBI’së” në prezencën e Personit B.

    Më 10 shator, Charles McGonigal udhëton me veturë për në Kosovë bashkërisht me Personin A, ku takon “një politikan të Kosovës” dhe të njëjtin i tregon “gjësende personale të FBI’së”.

    Aktakuza vazhdon të tregojë se që nga kjo kohë, Charles McGonigal mirëmbau marrëdhënie të vazhdueshme me kryeministrin shqiptarë.

    Pas një muaji, më 5 tetor, ai pranon “80 mijë euro para të thata” nga Personi A në një veturë të parkuar në një restaurant në New Jersey.

    Më 16 tetor ai raporton për udhëtimin e tij në Shqipëri dhe Kosovë, por nuk tregon se ka taguar politikanë shqiptarë dhe kosovarë dhe as që ka pranuar para me shumë prej 80 mijë eurosh.

    Aktakuza ia numëron të gjitha raportime e tij zyrtare për deklarime të rreme mbi udhëtimet dhe takimet e tij në Shqipëri dhe Kosovë./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark