×
  • Lajme
  • Lajme

    AGK-ja bën thirrje për procedurë transparente të ankesës së Klan Kosovës në ARBK

    Insajderi
    05 July 2023 - 15:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka mirëpritur kompletimin e dokumentacionit dhe dërgimin e ankesës së televizionit, Klan Kosova në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës.

    AGK-ja, i bën thirrje Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë që pa vonesë dhe në një proces transparent të caktojë përbërjen e Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve, dhe që e njëjta ta pranojë si të bazuar ankesën e Klan Kosovës.

    “AGK-ja, beson se ky veprim procedural do t’i jepte fund tentimit qeveritar për të mbyllur këtë televizion, gjë që tashmë ka ndikuar në lirinë e medies dhe pluralizmin medial në Kosovë”, thuhet në thirrjen e AGK-së.

    Njoftimi i plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark