×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    AGK kërkon hetime nga Policia për veprimet e truprojës së Kurtit ndaj gazetares: Të reagojë edhe kryeministri

    Insajderi
    28 December 2023 - 17:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar dhe e ka dënuar sjelljen e papranueshme të mbrojtjes së afërt të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ndaj gazetares së TV Klan, Blerta Dalloshi Berisha.

    “Në videon e publikuar nga kolegia, Dalloshi – Berisha, shihet një nga pjesëtarët e mbrojtjes së afërt duke kapur dhe shtyrë nga dora gazetaren, teksa ajo përpiqet ta bëjë një pyetje për kryeministrin”, thuhet në reagim.

    AGK thotë se maltretimi në formë të tillë i gazetarëve është i papranueshëm, dhe ndikon në rritjen e pasigurisë për komunitetin medial në Kosovë.

    AGK-ja ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të hetojë sjelljen e personit në fjalë, dhe gjithashtu nga Kryeministri që të dënojë këtë sjellje dhe të mundësojë që gazetarët të bëjnë pyetjet në interes të publikut.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark