×
  • Lajme
  • Lajme

    AGK reagon pas deklaratës së Bislimit ndaj mediave: Vë në rrezik serioz, edhe fizik gazetarët e medieve kosovare

    Insajderi
    18 September 2023 - 18:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar ashpër deklaratat e fundit të Zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, Besnik Bislimi, të cilat janë vlerësuar si gjuhë e rrezikshme dhe e papranueshme për lirinë e medias në vend.

    Bislimi, i cili është përgjegjës për negociatat me Serbinë, ka akuzuar mediat kosovare se “financohen nga Serbia”, duke hedhur dyshime mbi integritetin e tyre.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka kritikuar ashpër këtë gjuhë duke theksuar deklaratat e tilla të një zyrtari të lartë të qeverisë vënë në rrezik serioz, edhe fizikisht, gazetarët dhe lirinë e medias në vend.

    Bislimi ishe lëshuar në fjali të mëdha akuzuese për mediat, e ku madje hiç më larg se sot përveç se i akuzoi se “po m’i shtrembërojnë deklaratat”; tha se këto “shtrembërues…paguhen nga Serbia”.

    Fjala ishte për një deklaratë të dhënë ditë më parë për median serbe “Danas” ku tha se Kosova në dialogun për normalizim të marrëdhënieve, përkatësisht në konkretizimin e Marrëveshjes Bazike, hoqi dorë nga kërkes për njohje formale, dhe se kjo ishte “lëshim i madh nga ana e Kosovës”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark