×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    AGK reagon pas sulmit të hoxhës ndaj ekipit të Insajderit

    Insajderi
    11 November 2023 - 15:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas sulmit të hoxhës Bedri Halili ndaj ekipit të Gazetës Insajderi.

    Përmes një postimi në facebook, AGK ka shkruar se sulmi ndaj ekipit të Insajderit është i rëndë dhe i papranueshëm.

    “AGK-ja, e konsideron të rëndë dhe të papranueshëm sulmin fizik ndaj ekipit të gazetarëve, që ka rrezikuar sigurinë e tyre dhe ka penguar zhvillimin e punës profesionale. Përkundër faktit që sulmi ka vazhduar edhe në prezencë të Policisë, imami është liruar pas intervistimit me urdhër të Prokurorit”, thuhet në postimin e AGK-së

    Kjo pasi ka rrezikuar sigurinë e gazetarëve dhe ka penguar zhvillimin e punës profesionale.

    Mes tjerash, AGK-ja, i bën thirrje organeve të drejtësisë që ta trajtojnë me prioritet rastin, dhe që ta mbajnë përgjegjës personin që ka sulmuar fizikisht gazetarët.

    Postimi i plotë:

    AGK-ja e dënon sulmin e imamit nga Vushtrria ndaj ekipit të “Insajderit”

    Një ekip i portalit “Insajderi” është sulmuar të premten, në Vushtrri nga një imam lokal, e ka njoftuar AGK-në ky portal.

    Gazetarja, Dijellza Preniqi dhe kameramani Albert Bislimi, janë sulmuar në xhaminë “Sheikh Zayed” nga hoxhë Bedri Halili, pasi kishin shkuar të bisedojnë me të për disa deklarata të publikuara online ku dëgjohet të ketë fyer gratë, duke thënë se nuk duhet të organizohen “dasma për k*rva”.

    Sipas deklaratës së gazetares Preniqi me ta kuptuar pyetjen, imami Halili e ka sulmuar fizikisht atë.

    “Hoxha me një vrull dhe një zë të lartë, më drejtohet duke thënë menjëherë ik nga këtu. Me forcë ma kap krahun më shtrëngon dhe më shtyn në distancë një metër. Më referohet me fjalën njëra prej atyre që po pyet je edhe ti”, tha ajo, duke shtuar se Halili ka tentuar ta godasë me një stol të vogël, edhe pas mbërritjes së Policisë në vendin e ngjarjes.

    AGK-ja, e konsideron të rëndë dhe të papranueshëm sulmin fizik ndaj ekipit të gazetarëve, që ka rrezikuar sigurinë e tyre dhe ka penguar zhvillimin e punës profesionale. Përkundër faktit që sulmi ka vazhduar edhe në prezencë të Policisë, imami është liruar pas intervistimit me urdhër të Prokurorit.

    AGK-ja, i bën thirrje organeve të drejtësisë që ta trajtojnë me prioritet rastin, dhe që ta mbajnë përgjegjës personin që ka sulmuar fizikisht gazetarët.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark