×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    AGK tregon shifrat, kaq raste të kërcënimeve e sulmeve ndaj gazetarëve përgjatë 2023

    Insajderi
    29 December 2023 - 17:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës tha se përgjatë periudhës kohore janar-dhjetor 2023, janë numëruar 74 raste të kërcënimeve e sulmeve të raportuara nga gazetarët dhe mediat.

    Ndërsa 30 nga këto raste kanë ndodhur në veri.

    “Në këto 74 raste, 30 raste janë shënuar përgjatë raportimit të gazetarëve dhe mediave në veriun e Republikës së Kosovës, teksa pjesa tjetër e rasteve është raportuar nga terrene të ndryshme”, thotë AGK.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u bën thirrje kolegëve dhe mediave që të mos hezitojnë që t’i raportojnë rastet e kërcënimeve dhe sulmeve ndaj tyre, pasi që vetëm në këtë mënyrë përgjegjësit e këtyre veprimeve mund të përballen me drejtësinë.

    “Njëherësh, AGK-ja u bën thirrje Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatave të Republikës së Kosovës, që të mos i neglizhojnë rastet e gazetarëve e mediave, por që t’i trajtojnë ato me prioritet në mënyrë që personi/at të mbahet/n përgjegjës për veprimet e tyre”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark