×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Ahmeti: Kumbaria e Ademit me Hodaj – në kurriz të futbollit pasurohen dy persona, ndërsa klubet buzë greminës!

    Insajderi
    18 May 2023 - 21:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-zëvendës sekretari i FFK-së, Arianit Ahmeti e ka kritikuar sërish udhëheqësin e FFK-së, më konkretisht, kryetarin Agim Ademi dhe sekretarin, Taulan Hodaj.

    Sipas Ahmetit dyshja Ademi e Hodaj pa pasurohen në kurriz të futbollit teksa klubet ndodhen në buzë të greminës.

    “Siç duket, dy zyrtarët e FFK-së – Kryetari dhe Sekretari, janë kujdesur së pari t’i sigurojnë kontratë kompanisë “Hodaj & Partners” me FFK-në, pastaj ta angazhoj të njëjtën për përfaqësim nëpër Gjykata, Prokurori, Polici e organe të tjera për vet kryetarin”, shkruan mes tjerash Ahmeti.

    Reagimi i plotë:

    “Kumbaria e Ademit me Hodaj – në kurriz të futbollit pasurohen dy persona, ndërsa klubet buzë greminës!

    Në një komunikatë përmes faqes zyrtare të zyrës së kompanisë së Taulant Hodaj (avokat dhe Sekretar i FFK-së) “Hodaj & Partners”, njoftohet opinioni dhe klientët se kompania ka ndërruar zyret dhe tani e tutje ata do të jenë në lagjen Veternik – objekti Prishtina Stars.

    Në kushte normale ky do të ishte një njoftim fare normal, por në media del se pronari i këtij objekti është Agim Ademi!

    Siç duket, dy zyrtarët e FFK-së – Kryetari dhe Sekretari, janë kujdesur së pari t’i sigurojnë kontratë kompanisë “Hodaj & Partners” me FFK-në, pastaj ta angazhoj të njejtën për përfaqësim nëpër Gjykata, Prokurori, Polici e organe të tjera për vet kryetarin.

    Pas kësaj, kryetari krijon mundësinë ta shpërblej avokatin e tij personal me postin e Sekretarit (pozitë të cilën e ushtron vetëm kur ka kohe të lirë), dhe tani njëri me tjetrin merren vesh që edhe lokalet afariste t’i japin për zhvillimin e aktivitetit të kompanisë “Hodaj & Partners”.

    Kjo mardhënie kaq e afërt, dhe dashni kaq e madhe, në shikim të parë duket sikur të jenë “partner apo ndonjë lloj ortakërie” e njërit me tjetrin!

    Tani opinioni sportiv dhe futbolldashësit e kanë fare të lehtë të vlersojnë dhe konstatojnë se pse punët brenda FFK-së, kanë aq shumë probleme të pazgjidhura, humbje financiare të klubeve, rënie të imazhit të FFK-së, humbjen e besimit në opinion, e shumë dëme të tjera.

    Kjo është fare e lehtë të konstatohet, këta dy të apostrofuarit më lartë, si duket nuk e kanë fare vëmendjen tek anëtarësia dhe Klubet e FFK-së, por siç duket me fakte që vet ata i prezantojnë, ata gjatë gjithë kohës kujdesen për vete dhe interesat e tyre financiare.

    Kësaj në vende normale nuk ke më çka t’i shtosh, përveç emrit “ORTAKËRI”.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    25 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark