×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti i lumtur që VV do të jetë akter kryesor pas zgjedhjeve

    Insajderi
    11 June 2017 - 23:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     

    Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se me rezultatet e sotme të cilat i vunë qytetarët e Kosovës, është bërë revolucion. Ahmeti ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do të jetë akter kryesor pas zgjedhor.

    ”Vet kemi dal në zgjedhje e jemi kritiku e vet kemi dal para LDK e AAK. Tashmë diskursi politik është vendos, unë besoj që edhe këto diskutime pas zgjedhore, ne do jemi akteri kryesor”

    ”Tashmë po vijë me Molliqajn nga numërimi i votave, kemi përfunduar mbi 70% të votave. Ne jemi të parët bindshëm në Prishtinë, Mitrovicë, Ferizaj, Dardanë, kemi fituar krejt Anamoravën. Tash me 37% tre parti PDK-AAK-Nisma bashkë diku i bëjnë 270 mijë vota”, ka thënë Ahmeti në Klan Kosova.

    Ahmeti më tutje është shprehur i bindur se koalicioni PAN nuk do të mund ta krijojnë qeverinë e ardhshme.

    ”PDK AAK Nisma nuk mundet me bë qeverinë. Vetëvendosje është subjekti i parë, e nuk ka subjekt që e kalon as PDK. A e dini çfarë revolucioni ka ndodhur në Kosovë, u krye me këta”, ka thwnw Ahmeti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark