×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti me projekte konkrete për Bregun e Diellit

    Insajderi
    16 November 2017 - 21:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Banorët e Bregut të diellit janë shumë të kënaqur me qeverisjen e deritashme të Prishtinës, me reformat që janë bërë dhe me projektet që po zhvillohen. Një përkrahje e madhe u pa edhe sonte në tubimin e organizuar në mbështetje të Shpend Ahmetit.

    Në këtë tubim, Kryetari Ahmeti foli për programin qeverisës për për 4 vitet e ardhshme, me theks të veçantë në zotimet konkrete për këtë lagje.

    “Bregu i Diellit është një nga lagjet më të mëdha të Prishtinës. Do të ndërtohet Qendra Sociale për të moshuarit; Do të rregullohet platoja tek Banesat e Bardha; Do të rregullohet platoja tek Qendra Tregtare; Do të rregullohet platoja në rrugën “Azem Shkreli”; Do të rregullohen parkingjet e lagjeve me sistemin tonë të ri; si dhe do të ndërtohet këndi i lojërave në rrugën “Mehmet Gradica”, theksoi Ahmeti.

    Në fund, Kryetari Shpend Ahmeti u bëri thirrje banorëve të Bregut të Diellit që të vijnë masivisht të premten, në ora 19:30, në palestrën e sporteve “1 Tetori”, për ta përmbyllur bashkë fushatën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark