Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka zhvilluar një takim me rivalin e tij të dikurshëm, Arban Abrashin.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Ahmeti ka shkruar se në këtë takim është diskutuar për investime kapitale, raporton Gazeta Insajderi.
“Kryetari Shpend Ahmeti i shoqëruar nga nënkryetari Selim Pacolli dhe Genc Bashota, drejtor për Planifikim Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm e Gëzim Mehmeti, drejtor për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave takuan Ministrin e Infrastrukturës e Ambientit Arban Abrashi”, ka shkruar Ahmeti.
Ahmeti dhe Abrashi dikur kanë qenë rival në garën për komunën e Prishtinës. /Insajderi.org
Kryetari Shpend Ahmeti i shoqëruar nga nënkryetari Selim Pacolli dhe Genc Bashota, drejtor për Planifikim Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm e Gëzim Mehmeti, drejtor për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave takuan Ministrin e Infrastrukturës e Ambientit Arban Abrashi pic.twitter.com/NN0SffjDOs
— Kryeqyteti Prishtina (@KPrishtines) September 22, 2020