Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe ish-deputetja, Aida Dërguti, ka reaguar ndaj Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili po mbahet në Prishtinë organizohet nga presidenta Vjosa Osmani.
Durguti, e cila ka qenë ushtare e UÇK-së, nuk është ftuar nga Osmani për pjesëmarrje në këtë forum.
Ajo ka publikuar disa fotografi në rrjetin social Facebook nga fronti i luftës me bashkë luftëtarët.
“Gratë, Paqja dhe SiguriaUÇK“, ka shkruar Durguti.
Ish-deputetja e VV’së nuk është e vetmja që nuk është ftuar në këtë forum.
As ish-luftëtaret dhe deputetet Time Kadrijaj, Ganime Musliu dhe Shqipe Selimi nuk janë ftuar si paneliste në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.