×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Urrejtja ndaj Ramës apo mungesë përvoje në organizim: Asnjë ministre nga Shqipëria nuk u ftua nga Osmani

    Insajderi
    22 October 2022 - 14:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot në Prishtinë është duke u mbajtur Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë i organizuar nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. Në këtë Forum, pritet të marrin pjesë liderë botërorë, ekspertë, akademikë, përfaqësues të shoqërisë civile, të rinj dhe përfaqësues nga grupe të tjera të interesit.

    Mbi 100 persona ishin të ftuar si folës për kontributin e grave në paqen dhe sigurinë kurse pjesa tjetër si publik.

    Por, gratë që ishin pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe që i shërbyen vendit në kohën më të vështir u injoruan nga forumi i presidentes.

    Përveç mungesës së tyre në këtë organizim, në sy bie edhe mungesa e 12 ministreve gra nga Shqipëria.

    Në këtë forum si folëse u ftua vetëm ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike dhe deputetja e kësaj partie, Grida Duma.

    Mosftesa për anjërën nga ministret shqiptare nuk dihet nëse është bërë nga mungesa e përvojes në organizimin e forumeve të tilla apo është çështje inati me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

    Deri më tani, nuk ka pasur ndonjë deklaratë publike nga minsitret shqiptare lidhur me forumin.

    Ndryshe, forumi synon të diskutojë sfidat në përballje me paqen, sigurinë globale, trajtimin dhe zgjidhjet eventuale. Ndryshe, WPS është Forum, i cili paraqet një nga zotimet e institucioneve të Republikës së Kosovës për Samitin për Demokraci, të organizuar nga presidenti i SHBA-ve, Joe Biden.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark