×
  • Sport
  • Sport

    “Air Albania” gati për spektaklin e sontëm! Shqipëria kërkon tre pikët kundër polakëve për të vazhduar ëndrrën e evropianit

    Insajderi
    10 September 2023 - 14:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dalja në fushën e “Air Albania”-s teksa ngjisin shkallët, ngjason atë me të gladiatorëve që hyjnë në një arenë luftimi.

    Një arenë që këtë të diel do të jetë e tejmbushur me 23 mijë shpirtra që do të frymojnë për 11 luanë në fushë. Me një dëshirë me një qëllim, për një fitore ndaj Polonisë. Për të realizuar ëndrrën e madhe, kualifikimin në finalet e Euro 2024.

    Shqipëria e futbollit ka zbritur për stërvitjen e fundit në “Air Albania” para ndeshjes me polakët.

    Të gjithë në formë, të gjithë të përqendruar në një mision të madh. Janë ata heronjtë e një kombi që i mban sytë dhe zemrën nga ta.

    Një orë stërvitje pa shumë ngarkesa fizike për të ruajtur freskinë dhe energjitë e duhura për mbrëmjen e kësaj të diele.

    Sylvinho, këtë herë është krijuar që përveç 15 minutëshit tradicional të lejuar për kamerat, të mos lejojë asnjë sy kureshtar në stërvitje, me formacionin dhe skemat që mbahet top sekret. Për të mos i dhënë pika referimi kundërshtarit në atë që për ne është një finale, megjithatë trajneri brazilian pritet t’i qëndrojë besnik idiomës: skuadra fituese nuk ndryshohet.

    Duke propozuar pak a shumë të njëjtët njerëz si në barazimin e para pak ditëve kundër Çekisë.

    Megjithëse dilemat nuk mungojnë, kryesorja ka të bëjë me balotazhin mes Taulant Seferit dhe Myrto Uzunit në të majtë të sulmit. Me beratasin që niset paksa më i avantazhuar. Edhe pse gjithçka pritet të vendoset zyrtarisht pak para takimit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark