×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ajet Potera: Ne ish-drejtorët kemi hasur në vesh të shurdhër karshi vendimeve të jashtëligjshme në Podujevë

    Insajderi
    04 August 2022 - 12:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-drejtorit i Inspeksionit në komunën e Podujevës, Ajet Potera ka reaguar pasi kryetari Shpejtim Bulliqi shkarkoi nga detyra drejtorin e Inspeksionit, Besnik Mulliqin, shkuan Insajderi.

    Sipas Poterës, drejtoria e Inspeksionit sheh më së mirë vendimmarrjen e ligjshme e jashtëligjshme të drejtorive dhe të kryetarit por ka hasur në vesh të shurdhër.

    “Unë, Bedri Maqastena e Besnik Mulliqi e dimë të vërtetën, por ka hasur në vesh të shurdhër të organeve të drejtësisë. Drejtoria e Inspeksionit është drejtoria që i sheh më së mirë vendimmarrjen në nivelin Komunal. Kjo Drejtori e has në terren çdo vendim me shkrim apo pa të, bazuar në ligj apo jashtëligjshëm të drejtorive dhe Kryetarit”, ka shkruar Potera.

    Tutje, Potera ka kërkuar auditim e hetim lidhur me vendimet që janë marrë në këtë drejtorit. Nëse fajtor dalin ish-drejtorët të dënohen por në rast se fajtor del Bulliqi edhe ai duhet të dënohet.

    “Unë mendoj se duhet bërë auditimi e hetim i prokurorisë për këto raste! Nëse dalim NE ish Drejtorët fajtorë të dënohemi. Nëse ai atëherë ai duhet të merr dënimin. Nuk bënë më të vazhdon kështu duhet të zbardhur e vërteta në këtë dikastere. Qytetarët e kësaj Komune e meritojnë të vërtetën!”, ka shkruar Potera.

    Në qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje, prej vitit 2020, Drejtoria e Inspektoratit, është udhëhequr nga tre drejtorë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark