×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    Shkarkimet trazuan ujërat brenda partisë së VV-së – Në ‘mejdan’ Shpejtim Bulliqit do t’i dal Bedri Maçastena

    Insajderi
    03 August 2022 - 23:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Aktivisti Bedri Maçastena ani pse e kishte fatin e njëjtë sikurse drejtori i inspeksionit, që u shkarkua dje nga kryetari i komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, nuk i shkon ndërmend dorëzimi. Ai do t’i dal përball Bulliqit si kundërkandidat për kryetar të qendrës së Vetëvendosjes në Llap, në zgjedhjet e brendshme.

    Gazeta Insajderi

    Ishte vet Maçastena i cili konfirmoi për Gazetën Insajderi kandidaturën e tij për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, dega Podujevë.

    “Po do të jem kandidat për kryetar të qendrës se Vetëvendosjes në Podujevë”, tha shkurt Maçastena për Insajderin.

    Krahun e Maçastenës në këtë garë të brendshme pritet ta mbajnë edhe drejtorët e shkarkuar ditëve të fundit nga kryetari Shpejtim Bulliqi dhe shefi i asamblistëve të VV-së.

    Por, rezultati i kësaj “beteje”  vjen pas shkarkimit të drejtorit të Inspeksionit, Besnik Mulliqi. Gazeta Insajderi kishte raportuar ekskluzivisht për shkarkimin e Mulliqi, shkak i të cilit u bë rrënimi i objekteve pa leje, në fshatin Orllan.

    Përmes një postimi në Facebook, Mulliqi konfirmoi shkarkimin e tij, duke thënë se kjo erdhi si pasojë e përpjekjeve të vazhdueshme për t’a mbrojtur atë zonë dhe jo vetëm.

    “Të nderuar qytetarë të Podujevës, të dashur aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje! Ju njoftoj që sot pas një aksioni të rrënimeve në fshatin Orllan më saktësisht në zonën e liqenit të Batllavës, kam pranuar në emailin zyrtar vendimin për shkarkim nga ZKA. Pra, shkarkimi ka ndodhur si pasojë e përpjekve të mia të vazhdushme për t’a mbrojtur atë zonë dhe jo vetëm!Po, është e vërtetë që kemi pasur mospajtime të thella me Kryetarin e komunës së Podujevës, në njërën anë une në mbrojtje të ligjit dhe anën tjetër “Ai” në tentim për të më penguar!Prandaj, me vendim të kryetarit nuk do të vazhdoj të jem Drejtor i Drejtorisë së Inspeksionit, ani pse vendimi për shkarkim është skandaloz.Të gjithë juve qytetarë të Podujeves dhe aktivistë të Lëvizjes, ju falënderoj nga zemra për përkrahjen e vazhdueshme!”, shkroi ai.

    Lidhur me shkarkimin e pasuesit të tij, ish-drejtori i dytë i inspeksionit, Bedri Maqastena kërkoi një sqarim nëse performanca e punës së zyrtarëve në komunë ka filluar të matet me nënshtrim e ndërgjeshmëri ndaj kryetarit.

    “Komuna e Podujevës duhet të jap menjëherë sqarime nëse performanca e punës ka filluar të matet me nënshtrim dhe ndëgjueshmëri. Drejtoria e Inspeksionit në Podujevë po del të jetë problematike për kryetarin e kësaj komune. Ai nuk po mund të “rahatohet” për të tretën herë me ngarkesa e shkarkesa, pasi që personi i tretë me radhë shkarkohet në harkun e një viti kohor”, ka shkruar Maqastena.

    Ujërat brenda Vetëvendosje u trazuan kur në mbështetje të Mulliqit, e kundër Bulliqit doli edhe shefi i grupit të asamblistëve të Vetëvendosjes, Florent Hasani, shkruan Insajderi.

    Hasani ka shpërndarë reagimin e ish-drejtorit në profilin e tij dhe gjithashtu ka shpërndarë edhe një link ku tregohet për rrëzimin e objekteve në Orllan, veprim ky që Hasani e kishte mbështetur.

    Besnik Mulliqi tashmë mbanë vetë pozitën e sekretarit të qendrës së VV-së në Besianë.

    Në qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje, prej vitit 2020, Drejtoria e Inspektoratit, është udhëhequr nga tre drejtorë.

    Cilët drejtorë dhanë dorëheqje gjatë mandatit të Bulliqit?                                                            

    Në mandatin e parë të Shpejtim Bulliqit në krye të komunës Podujevës dha dorëheqje Egzona Mustafa nga drejtoria e Shëndetësisë.

    Kurse, në prill të këtij viti ishte Bahrije Shatrolli–Mehmti, e cila pati dhënë dorëheqje nga pozita e drejtoreshës për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi.

    Vetëm një ditë pas shkarkimi të kryeinspektorit Besnik Mulliqi, dorëheqje ka dhënë pranë zyrës së kryetarit sot edhe drejtori i Shëndetësisë, Driton Veliu.

    https://insajderi.org/doreheqje-tjeter-ne-komunen-e-podujeves-largohet-edhe-nje-drejtor//GazetaInsajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark