Trepça ’89 ka lëshuar të dielën mbrëma një komunikatë me shumë akuza e shumë gabime drejtshkrimore. Klubi mitrovicas ka fajësuar FFK-në për rënie nga Superliga.
Sipas 89-shit, FFK-ja ka kurrfarë marreje ka dirigjuar ndeshjen dhe ka ndikuar direkt në rezultat.
89-shi pretendon se FFK-ja ka mbrojtur klubet servile të saj, përkatësisht klubet që e kanë përkrahur.
“Ajo që ndodhi në Ferizaj është fytyra e vërtetë e kësaj federate. Kështu është uzurpuar ky institucion”, ka shkruar Trepça ’89. 89-shi u ka kërkuar falje sportdashësve mitrovicas për rënien nga Superliga.