×
  • Sport
  • Sport

    Akil Gjakova fiton medaljen e bronztë në kampionatin evropian

    Insajderi
    04 November 2023 - 16:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Akil Gjakova ka arritur suksesin e radhës, duke e fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të xhudos.

    Gjakova mposhti Lasha Shavdatuashvili të Gjeorgjisë në repesazh.

    Kjo medalje ishte e katërta për Kosovën në Evropian, i cili është duke u zhvilluar në Montpellier të Francës.

    Gjakova, i cili po garon në kategorinë deri në 73 kilogram raundin e parë e kaloi pa luftë, derisa në luftën e dytë mposhti xhudistin serb, Bagajev Bajsangur.

    Xhudisti kosovar mposhti xhudistin nga bullgaria, Mark Hristov në raundin e tretë.

    Por, ai u mposht me Ippon nga Petru Pelivan i MoldavisëAkili tani i ka dy medalje evropiane në kategorinë deri 73 kg.

    Sot garuan edhe Laura Fazliu, e cila po ashtu fitoi medaljen e bronztë, si dhe dhe Loriana Kukua, por kjo e fundit është eliminuar në raundin e tretë.

    Kujtojmë që dje në këtë kompeticion me medalje u stolisën, Distria Krasniqi, e cila zuri vendin e dytë dhe Nora Gjakova që u rendit e treta. /Lajmi.net/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark