×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Raporti i DASH-it, Murati: Ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

    Insajderi
    02 May 2024 - 12:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se fjala korrupsion në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2023 është përmendur 12 herë, ndërsa në vitin 2019 fjala korrupsion është përmendur 24 herë. Sipas tij, ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri.

    Ai tha se ky raport është ndikuar dhe ka rënë pre e dezinformatave të mediave dhe organizatave të shoqërisë civile që sipas tij, janë pjesë e gardës së vjetër.

    “Në vitin 2023 fjala korrupsion në raportin e DASH-it përmendet 12 herë. Në vitin 2019 ka qenë 24 herë e përmendur, sipas raportit të DASH-it në suaza kuantitative ka përgjysmim së paku. Dhe ne e mirëpresim këtë vlerësim që së paku ka përgjysmim të korrupsionit.

    Nëse hymë në cilësi dhe shohim se çka shkruan aty, e shohim se edhe vet raportuesi apo kushdo që e ka hartuar raportin, ka ra pre edhe e dezinformatave të mediave të cilat pra edhe janë pjesë e gardës së vjetër dhe disa organizatave të shoqërisë civile të cilat thirren të tilla por në fakt janë zgjatime të gardës së vjetër”, ka thënë ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark