×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Akil Gjakova mbetet në mbajtje edhe për 48 orë

    Insajderi
    18 April 2024 - 17:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot është mbajtur seanca dëgjimore ndaj xhudistit kosovar, Akil Gjakovës, i cili po akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes së tij, Suela Mumunovic.

    Atij do t’i vazhdohet masa e ndalimit edhe për 48 orë.

    Kështu konfirmoi për Insajderin zëdhënësja e Gjykatës së Pejës, Tringa Zhuti.

    “I vazhdohet ndalimi edhe për 48 orë. Pas kësaj gjykata do të marrë një vendim”, tha ajo.

    Theksojmë se Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar një muaj paraburgim për Gjakovën. Ai po dyshohet për veprën penale “dhunë në familje”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark