Agjencia Kosovare e Privatizimit është duke kërkuar objekt me hapësira të përshtatshme për zyra. Të gjithë të interesuarit, objektet e të cilëve përmbushin kushtet e përafërta të bashkëngjitura në këtë shpallje, t’i dërgojnë ofertat me shprehje të interesit dhe dëshmive përkatëse në E-mail: [email protected] deri më 01.08.2017
Objekti duhet të ketë hapësira për zyra minimum 2000 m2
Hapësira për arkiva minimum 400 m2
Hapësirë për depo minimum 150 m2
Duhet të ketë parking për minimum 25 vetura zyrtare të AKP-së
Objekti dhe parkingu duhet të jetë i rrethuar me grila me lartësi minimum 130 cm nga toka, ose ndonjë rrethojë me material të fortë.
Objekti duhet të ketë dy hyrje dalje për shkaqe të sigurisë.
Permietri I parkingut duhet të ketë së paku dy hyrje dalje të veçuara dhe mundësisht larg nga njëra tjetra.
Në rast se objekti është me etazha, çdo etazhë duhet të ketë së paku wc per Femra dhe Meshkuj.
Të gjithë të interesuarit duhet të ofrojnë planet e objekteve të detajuara me metrazha.
Objekti duhet ketë leje ndërtimi.
Objekti duhe të jetë në Prishtinë.