×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    AKP – Mundësi e mirë e privatizimit të tokave bujqësore

    Insajderi
    14 July 2017 - 14:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia Kosovare e Privatizimit si pasardhëse e ish AKM-së u themelua nga Kuvendi i Republikës së  Kosovës me mandat të qartë të transformimit të pronës shoqërore të regjistruara në emër të ish Ndërmarrjeve shoqërore, transformim ky i rëndësishëm në rindërtimin dhe zhvillimi ekonomik të Kosovës dhe mirëqenies së qytetarëve.

    Qëllimi i procesit të privatizimit në Kosovë përveç që ishte kalimi në një sistem tregu – kishte gjithashtu për qëllim që përmes privatizimit të ndryshohet objektivi i funksionit të ndërmarrjes, në mënyrë që në kushte bashkëkohore të siguron nivel më të lartë të efikasitetit të ndërmarrjeve.

    Agjencia Kosovare e Privatizimit, gjatë procesit të përgatitjes së Ndërmarrjeve të Reja për privatizim të tokave bujqësore, përveç kërkesave ligjore të AKP-së kishte për qëllim edhe ruajtjen e tërësisë së tokave bujqësore, sidomos duke pasur parasysh iniciativat dhe kërkesat e Ministrisë së Bujqësisë për konsolidimin e tokave bujqësore apo mos fragmentimin e tyre.

    Privatizimi i tokave bujqësore në Kosovë ka ofruar kushte për investitorët e rinj që të blejnë toka bujqësore të konsoliduara në sipërfaqe të mëdha, me qasje në rrugë dhe tituj pronësorë të definuar,  duke krijuar kushte  që pronarët e rinj të shfrytëzojnë mekanizimin e avancuar dhe të arrijnë efektet e ekonomisë së shkallës. Sipërfaqet e konsoliduara të këtyre tokave ju kanë mundësuar investitorëve të rinj vazhdimin e aktiviteteve komerciale bujqësore sikurse te fermat  blegtorale mundësin e sigurimit të bazës ushqimore etj. Shumë prej këtyre ndërmarrjeve të reja kanë qenë përfitues të Granteve dhe Subvencioneve nga Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural duke zhvilluar edhe më tej sektorë dhe Ndërmarrjet e reja bujqësore të privatizuara. Ka shumë ndërmarrje të Reja të privatizuara nga grupi i ish Ndërmarrjeve Bujqësore dhe Përpunuese të ushqimit që kanë treguar një progres dhe kanë bërë emër me prodhimet e tyre jo vetëm në tregun e Republikës së Kosovës por edhe jashtë saj si; Veraria dhe Vreshtaria në Rahovec, Podrumi i Vjetër në Rahovec, Ndërmarrja Trofta në komunën e  Istogut, Fabrika e Farës në Klinë, Qumështore dhe përpunuesi i pemëve dhe perimeve në Prizren Abi Elif, Ferma të Pulave në Komunën e Gjakovës, Gjilanit, fabrika të përpunimit të mishit ,plantacione të pemëve si në Lipjan, Kamenicë dhe Gjilan ku pronari i ri ka zgjeruar investimet me hapjen e fabrikës së njohur të lëngjeve “Frutomania”, ferma të lopëve me toka bujqësore të cilave ju është mundësuar sigurimi i ushqimeve blegtorale etj.

    Pronarët e pronave të shitura përmes procesit të privatizimit i kanë të gjitha të drejtat pronësore sikurse për çfarëdo prone tjetër, pra ajo pronë mundet të vihet në hipotekë, të transferohet te pala tjetër dhe të lihet në trashëgimi.

    Sa i përket ndërrimit të destinimit të tokave bujqësore, kjo çështje është e rregulluar me ligjin mbi Tokat Bujqësore dhe ligjin mbi Planifikimin Hapësinorë ku të gjitha Komunat e Kosovës kanë të hartuara planet e tyre hapësinore në bazë të të cilave kanë të definuar zonën ndërtimore dhe atë bujqësore.

    Tanimë që procesi i privatizimit po i afrohet fundit kanë mbetur edhe rreth 15,000 hektarë toka bujqësore të cila vazhdojnë të ofertohen në valët e shitjes së Asetve në Likuidim  nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, prona këto të shumta në lokacione atraktive në të gjithë rajonet e Kosovës, që ofrojnë mundësi të shkëlqyeshme për investime dhe zhvillim të biznesit tuaj.

    Ofertat përfshijnë numër të konsiderueshëm të parcelave bujqësore, dhe objekteve administrative të përshtatshme për aktivitete komerciale. Këto toka janë në sipërfaqe më të vogël, nga disa ari deri në 5 ha por të cilat ofrojnë mundësi të mirë për rritjen e fermave të fermerëve dhe krijimin e kushteve më të volitshme për aktivitete komerciale në agrokulturë.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark