×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    AKR apel Qeverisë që te reflektoj rreth kërkesave të ndërkombëtarëve

    Insajderi
    07 June 2023 - 11:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryesia qendrore e AKR-së ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme lidhur me situatën aktuale politike në vend.

    Sekretari i Përgjithshëm i këtij subjekti politik, Vesel Makolli, tha se në mbledhjen e Kryesisë është bërë thirrje të deeskalohet situata në veri, të ndalen sulmet e nxitura dhe të vazhdojnë bisedimet e ndërmjetësuara nga faktori ndërkombëtar.

    AKR-ja i ka bërë apel Qeverisë që të reflektoj sa më parë rreth kërkesave ultimative të faktorit të unifikuar ndërkombëtarë BE, NATO, SHBA (trans-atlantik), për shtensionimin e menjëhershëm të situatës dhe kthimin në tavolinën e bisedimeve.

    “Veprimet e Qeverisë sonë në pjesën veriore të vendit dhe të pa koordinuara me BE dhe SHBA-të, e sollën vendin në situatë të palakmuar në raport me BE dhe SHBA-të. Injorimi i kërkesave të aleatëve tanë, solli disa sanksione, të cilat mund të përshkallëzohen edhe më shumë, në varësi prej reflektimit të Qeverisë sonë dhe reagimin e opinionit ndërkombëtarë, duke e shpallur Qeverinë tonë si përgjegjëse për nxitjen e eskalimit të situatës në veri të vendit. Në këto momente të vështira kur shtypi ndërkombëtarë dhe aleatët na qortojnë për veprimet tona të pamatura mirë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark