×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident i rëndë në Gjakovë: Vdes motoçiklisti 22 vjeçar

    Insajderi
    03 September 2023 - 20:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person i lindur në vitin 2001, në cilësinë e motoçiklistit, i përfshirë në një aksident me një automjet, ka vdekur në Spitalin e Gjakovës.

    Lidhur me këtë rast një person është ndaluar.

    Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 18:30 në rrugën “Gjergj Sokoli” në Gjakovë.

    Lajmin e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës në policinë rajonale të Gjakovës.

    Rreth orës 18:30 kemi pranuar informatë për  aksident trafiku në rrugën “Gjergj Sokoli”- Gjakovë. Policia ka dalë në vend-ngjarje ku të përfshirë në aksident kanë qenë një automjet dhe një motoçikletë. Për pasojë ngasësi i motoçikletës (mashkull i lindur në vitin 2001) për shkak të lëndimeve është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë ku edhe ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me vendim e të cilit një person është ndalur në mbajtje. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, tha Elezaj

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark