×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Aksident i rëndë në Serbi, përmbyset minibusi plot pasagjerë

    Insajderi
    16 October 2022 - 14:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Serbi, në afërsi të digës së Rovnit, atje ku një minibus i mbushur me pasagjerë është përmbysur.

    Një grua ka humbur jetën ndërsa pasagjerët e tjerë kanë mbetur të plagosur.

    Sipas kurir.rs në minibus kanë qenë 17 pasagjerë. 3 nga 16 pasagjerët e plagosur janë në gjendje të rëndë.

    Siç mëson Kurir, aksidenti ka ndodhur kur shoferi i minibusit ka dalë nga automjeti për të pyetur rojen për kalimin e digës Stubo-Rovni.

    Dyshohet se shoferi nuk ka aktivizuar frenat e dorës kur ka dalë nga minibusi.

    Minibusi depërtoi gardhin mbrojtës dhe u rrokullis nga një shpat rreth 50 metra i gjatë. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe ambulancat.

    Policia po heton për shkaqet e plota të ngjarjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark