×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Aksident i rëndë në Suharekë, motoçiklisti pëson lëndime serioze

    Insajderi
    30 October 2022 - 23:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Suharekë, ku është përfshirë një motoçikletë e një veturë dhe për pasojë motoçiklisti ka pësuar lëndime serioze

    Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Ai thotë se drejtuesi i motoçikletës është në gjendje të rëndë.

    “Rreth orës 17:15, është raportuar një aksident mes një veture dhe një motoçiklete, drejtuesi i motoçikletës është në gjendje të rëndë dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Prishtinë”, tha ai.

    Bytyqi shtoi se në lidhje me rastin tani është duke u marrë njësia rajonale e trafikut në Prizren.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark