
Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në rrugën Llapnasellë-Graçanicë. Një person ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra, ndërsa një tjetër është lënduar rëndë.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti,
“Sot rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Llapnasellë -Graqanicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona, një prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë ”, ka thënë Ahmeti.