×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident me vdekje në Tiranë: Betonierka përplas motorin

    Insajderi
    25 June 2022 - 20:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person ka humbur jetën pranë Teg-ut, si pasojë e një aksidenti rrugor që u regjistrua në orët e pasdites të së shtunës.

    Sipas të dhënave paraprake viktima E.T. po drejtonte një motor, kur u përplas nga një betoniere që drejtohej nga shtetasi A.H. 41 vjeç.

    40 vjeçari E.T. mori plagë të rënda dhe u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi të mbijetonte.

    Policia ka shkuar në vendngjarje dhe shoqëroi drejtuesin e mjetit të rëndë për ta marrë në pyetje për zbardhjen e dinamikës së aksidentit./a2cnn

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark