×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Aksident mes katër veturave, lëndohen tre persona

    Insajderi
    17 November 2022 - 19:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Si i pasojë e një aksidenti trafiku në mes të katër veturave kanë mbetur të lënduar tre persona në rrugën Prishtinë-Pejë.

    Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi. Ai tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00 në fshatin Llapushnik.

    “Në ora 17:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Llapushnik). Në aksident janë përfshirë katër automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, tha Krasniqi.

    Ai më tej ka njoftuar se në atë pjesë të rrugës qarkullimi po zhvillohet vetëm nëpër shiritin emergjent.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark