×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Aksident mes tri veturave në Rahovec, katër persona të lënduar

    Insajderi
    21 December 2023 - 19:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksident mes tri veturave.

    Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Shkodrani” në Rahovec.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

    Ai bëri të ditur se në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 18:00 janë përfshirë tri vetura.

    “Rreth orës 18:00 është raportuar aksident trafiku në rrugën “Shkodrani” në Rahovec (rruga Rahovec-Malishevë). Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë tri automjete. Përveç dëmeve materiale katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke e trajtuar rastin”, ka thënë Elezaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark