×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Aksident mes veturës dhe kamionit në Komoran, ka të lënduar

    Insajderi
    14 September 2023 - 23:27

    Mbrëmjen e së enjtes ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture e kamioni në Komoran.

    Nga ky aksident lëndime trupore ka pësuar një person, i cili më pas është dërguar për trajtim mjekësor.

    Këtë për Insajderin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

    Rreth orës 21:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Komoran). Njësitet policore nga vendi i ngjarjes njoftojnë se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor. Policia është duke kryer procedurat e nevojshme në vend-ngjarje”, tha Krasniqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2023 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark