×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Aksident në Klinë – lëndohen pesë persona

    Insajderi
    08 November 2023 - 17:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Drenoc të Klinës janë lënduar pesë persona.

    Rastin për Insajderin e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim në emergjencën e spitalit të Pejës.

    “Rreth orës 13:30 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Drenoc në komunën e Klinës. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa pesë persona janë dërguar në Emergjencën e Pejës për trajtim mjekësor. Ende nuk dihet gjendja e të lënduarve”, tha Gashi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark