×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Aksident në Lipjan – vetura shihet e kthyer përmbys

    Insajderi
    12 April 2024 - 09:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një aksident i rëndë po raportohet të ketë ndodhur në fshatin Kraishtë të Lipjanit.

    Nga pamjet e përcjella në redaksi të Insajderit, shihet se në aksident janë përfshirë dy vetura, njëra prej tyre shihet e kthyer përmbys.

    Nuk dihet nëse ka të lënduar.

    Në vendin e ngjarjes shihet se kanë dalë Policia e Kosovës.

    Ndërkohë, sot Insajderi ka kërkuar përgjigje nga policia për këtë aksident për që nuk janë përgjigjur ende.

    Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark