×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, Policia njofton për dhjetëra të lënduar

    Insajderi
    13 May 2023 - 16:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dhjetëra persona janë lënduar nga aksidenti që ka ndodhur të shtunën pasdite në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në fshatin Vragoli.

    Sipas njoftimit të Policisë, në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, një kamion me targa vendore dhe një veturë me targa vendore. 

    “Në ora 15:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja dhe një kamion me targa vendore”.

    “Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vend-ngjarje. Si pasojë e aksidentit janë dhjetëra persona që kanë pësuar lëndime. Janë njoftuar edhe ekipet mjekësore. Më pas do t’u ofrojmë të dhëna të përditësuara lidhur me aksidentin”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark