×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Aksident në Obliq – lëndohen katër persona

    Insajderi
    18 May 2023 - 16:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Magzit të Obiliqit, ku katër persona kanë pësuar lëndime.

    Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prishtinës, Agron Boroci.

    Rreth orës 15:15, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në hyrje të autostradës në fshatin Mazgit. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete njëra nga to veturë zyrtare”, konfirmoi ai.

    “Për pasojë katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale”.

    Borovci njoftoi se njësia rajonale e trafikut tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes për ta hetuar rastin.

    “Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.​

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark