×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident tragjik në Itali, dy shqiptarë digjen brenda një makine të vjedhur

    Insajderi
    17 March 2024 - 13:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy të rinj shqiptarë kanë ndërruar jetë në një aksident tragjik të ndodhur përgjatë Via Casilina, mes Colleferro dhe Anagni, mbrëmjen e së shtunës 16 mars.

    Sipas medieve italian, dy të rinj me origjinë shqiptare humbën jetën, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.
    Tre personat, pak pas orës 22:00, po udhëtonin me një BMW të zezë, e cila ishte raportuar e vjedhur, kur shoferi humbi kontrollin e makinës.

    Pasi ka përfunduar jashtë rrugës, makina ka marrë flakë, dhe dy personat e tjerë janë djegur brenda BMW-së. Personi i plagosur ka dalë nga dritarja.

    https://www.romatoday.it/cronaca/incidente-stradale/casilina-2-morti-colleferro.html

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark