×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Aksident tragjik në Turqi, 12 viktima dhe 21 të plagosur nga autobusi që ra në humnerë

    Insajderi
    22 August 2023 - 16:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autobusi doli nga rruga dhe ra në humnerë në orët e para të kësaj të hëne në Turqinë qëndrore, duke shkaktuar një tragjedi me 12 viktima dhe 21 të plagosur.

    Autobusi doli nga rruga pranë qytetit të Jozgatit, pasi kishte përshkuar disa metra në korsi të kundërt, e më pas çau barrierat mbrojtëse anësore dhe u rrokullis duke rënë në këtë greminë 30 metra të thellë.

    Mediat turke shkruajnë se 11 prej personave që ndodheshin në bord, përfshirë edhe shoferin, humbën jetën në vend. Një tjetër nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të rënda në spital, ndërsa aktualisht 2 të tjerë janë në rrezik për jetën.

    Hetuesit kanë si dyshim kryesor që aksidenti i rëndë të jetë shkaktuar pasi shoferin e ka zënë gjumi në timon, çka mbështetet edhe tek fakti që mjeti ka lëvizur për disa metra në korsi të kundërt.

    Autobusi ishte nisur nga Sivasi drejt Stambollit, për të përshkuar një distancë prej mbi 800 kilometrash, ndërsa aksidenti ndodhi pas 240 kilometrash rrugë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark