Insajderi
Lajme

Aksidentet në komunikacion, 43 qytetarë për 24 orë kërkuan ndihmë në Emergjencë

Insajderi
12 May 2022 - 13:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksidentet në komunikacion, 43 qytetarë për 24 orë kërkuan ndihmë në Emergjencë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, 43 persona kërkuan ndihmë mjekësore, si pasojë e lëndimeve të marra në aksidente komunikacioni.

“Brenda kësaj kohe, aty janë trajtuar edhe 244 pacientë- 94 prej tyre u trajtuan në Dhomën e Reanimimit (Dhoma e Kujdesit të Avancuar Emergjent), Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë trajtuar 94 pacientë gjatë 24 orëve të fundit.

Në bazë të raportit të punës, nga numri i përgjithshëm i pacientëve të trajtuar, 47 ishin raste kirurgjike, 68 raste internistike dhe 57 ishin raste ortopedike”, njofton SHSKUK.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark