Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në aksin rrugorë Ferizaj-Shtime, ku si pasojë katër persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar.
Gazeta Insajderi mëson nga burimet brenda QKUK-së se në mesin e të lënduarve është një grua shtatzënë.
Ky burim i tha Gazetës se gjendja e saj është e rëndë.
“Po edhe një grua shtatzëne është lënduar, gjendja e saj fatkeqësisht është e rëndë”, tha ky burim për Insajderin.
Ndërsa, nga zyra për media e ShSKUK-së kanë thënë për Insajderin se edhe një person tjetër me lëndime të lehta është duke marrë trajtim mjekësor.
“Një femër e datëlindjes 1996, është në gjendje të rëndë, ekipet mjekësore emergjente po bējnë maksimumin, kurse personi tjetër që po merr trajtim ka lëndime më të lehta!”, thuhet në përgjigje e ShSKUK-së dhënë Insajderit.