×
  • Lajme
  • Insajderi

    Aksidenti fatal në Gjakovë – 20 vjeçari që ishte në ambulancë në gjendje kritike për jetën

    Insajderi
    07 July 2022 - 12:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ditën e 30 qershorit qyteti i Gjakovës u tronditë nga një aksidenti i rëndë, i cili përfundoi me vdekjen e dy personave dhe u lënduan tre të tjerë.

    Një vetur ishte aksidentuar me autoambulancën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare të Gjakovës, e cila kishte qenë duke transportuar disa persona të lënduar nga një vetaksident.

    Nga ky aksident ditë më parë ka humbur jetën shoferi i autoambulancës së QMF-së në Gjakovë, Skofiar Gjini dhe më pas edhe mjeku Mentor Salihi.

    Në gjendje të rëndë po vazhdon të jetë edhe një 20 vjeçar, i cili kishte qenë brenda në autoambulancë.

    Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, shefit i Intensivës, Shaqir Uka, i cili tha se 20 vjecari aktualisht po mbahet me barna dhe se është i varuar krejtësisht nga aparti i frymëmarrjes.

    Sipas Ukës, lëndimet serioze të 20 vjecarit janë kryeisht në zonën e kokës dhe të gjoksit.

    “Gjendja e 20 vjecarit është e rëndë dhe po vazhdo edhe më tutje në gjendje jashtëzakonisht të rëndë. Ai është i fjetur me barna tash për tash dhe krejtësisht i varur nga aparati i frymëmarrjes, sa i përketë fymëmarrjes së tij. Lëndimet e tij janë mjaftë serioze dhe kryesisht janë në regjionin e kokës dhe në regjionin e gjoksit”, tha Uka për Insajderin.

    Shefi i intenzivës, shtoi se janë duke luftuar për të shpërtuar jetën e 20 vjeçarit, dhe se po bëjnë të pamundërën.

    Gjendje e tij ishte e njëjtë që nga dita kur ishte aksidentuar ndonëse, nuk dihet nëse këto kanë qenë lëndimet fillestare apo i janë shtuar pas aksidentit të dytë, tha Uka.

    “Ne jemi duke luftuar për jetën e tij me të gjitha protokolet e trajtimit të pacientëve të natyrës së lëndimi të cilin e ka 20 vjecari. Prej ditës që ka ndodhur aksidenti është në këtë gjendje. Ne nuk e dim a kanë qenë këto lëndimet fillestare me këto pasoja apo lëndimet u janë shtuar me rastin e aksidentit të dytë. Nuk kemi pasur informata se cfare gjendje ka pasur pas aksidentit të parë”, tha Uka për Insajderin.

    Kjo ngjarje e rëndë ka prekur të gjithë qytetarët derisa dje gjatë ditës në Gjakovë është mbajtur edhe një mbledhje përkujtimore.

    Me nderimet më të larta në fshatin Nivokaz të Gjakovës i është dhënë lamtumira e fundit doktor Mentor Salihut, i cili mori lëndime vdekjeprurëse në aksidentin fatal.

    Më 1 korrik i është dhënë lamtumira edhe shoferit të autoambulancës Skofiar Gjinit.

    Po ashtu, mbrëmë stafi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë kanë ndezur qirinj për të kujtuar mjekun Mentor Salihi dhe Skofiar Gjini, të cilët ndërruan jetë derisa ishin në  detyrë.

    Shoferi i veturës që shkaktoi aksidentin fatal tashmë është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje./GazetaInsajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark