×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Aksidenti i rëndë në rrugën Gjakovë-Prizren, vdes një 71 vjeçare e lëndohen të tjerë

    Insajderi
    20 May 2023 - 15:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një 71 vjeçare ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën Gjakovë-Prizren, më saktësisht fshatin Fshaj.

    Përveç saj, lëndime kanë pësuar edhe tre persona tjerë.

    Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Sheremet Elezaj teksa shtoi se aksidenti ka ndodhur mes një veture e një kamioni.

    Rreth orës 13:15 ka ndodhur aksident trafiku në fshatin Fshaj-Gjakovë (rruga Gjakovë-Prizren). Të përfshirë në aksident kanë qenë një veturë dhe një kamion ku për pasojë përveç dëmeve materiale, katër persona kanë pësuar lëndime trupore, njeri nga të cilët (viktima femër, rreth 71 vjeçare) ka ndërruar jetë“, tha Elezaj.

    Vdekjen e të moshuarës e ka konstatuar personeli mjekësor në Spitalin Rajonal në Gjakovë.

    Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark