×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Aksidenti në Greqi, identifikohen 4 shqiptarët që humbën jetën në tragjedinë hekurudhore

    Insajderi
    04 March 2023 - 15:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë identifikuar katër shqiptarët në mesin e viktimave nga aksidenti vdekjeprurës, ku një tren me pasagjerë u përplas kokë më kokë me një tren mallrash në Tempi të Larisas në Greqi.

    Trupat e tyre janë identifikuar përmes ADN-së, të marrë nga të afërmit e tyre. Mediat helene kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për 22-vjecarin, Ledio Ruci, 21-vjecarja Klaudia Lata dhe 23 vjeçarja Ifigjenia Micka.

    Ata ishin cilësuar si të zhdukur nga autoritetet, teksa të afërmit e tyre i kërkonin prej 3 ditësh. Më herët ishte konfirmuar 60-vjeçari Pavlin Bozo, nga Lushnja, i cili punonte prej 10 vitesh në bar/bufe brenda në tren.

    57 persona mbetën të vrarë dhe mbi 80 të plagosur nga aksidenti tragjik. Në spital po marrin ttrajtim 15 persona 6 prej tyre janë në gjende më të rëndë shëndetësore.

    Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë operacionin për heqjen e mbetjeve nga zona, megjithatë të gjithë trupat e pasagjerave që raportohej se ishin në vagonat e para, janë gjetur.

    Qeveria ia ka lënë fajit gabimit njerëzor, që sipas punëtorëve të hekurudhave ishte i pashmangshëm për shkak të mungesës së sistemeve të sigurisë dhe numrit të vogël të punëtorëve.

    Drejtori i stacionit të trenave në qytetin Larisa është arrestuar lidhur me këtë aksident.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark