16:21 - 24 Nëntor 2021

Zv/ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut foli sot në Zona Zero në Top News për aksidentin tragjik ku humbën jetën 45 persona në autobusin që u përfshi nga flakët.

Nazim Bushi tha se ministria është angazhuar për të identifikuar viktimat dhe për të informuar familjarët.

Ai gjithashtu informoi se kontrollin e fundit teknik autobusi e ka bërë në tetor.

“Ne si ministri e brendshme kemi angazhuar të gjitha instancat për të identifikuar viktimat, për marrjen e ADN-së dhe njoftimin e familjarëve. Nga institucionet e Maqedonisë së Veriut kemi bërë të pamundurën për të deleguar të gjitha të dhënat.

Kontrollin e fundit teknik autobusi e ka bërë në tetor. Qeveria do të merret me kthimin e kufomave në shtet. Gishtin pa pasur prova nuk e vendosim dot,” tha Bushi.

A ndodhi aksidenti si pasojë e lojërave politike? Kështu thuhej në një dokument të keqinterpretuar..

“Nuk kemi asnjë informatë zyrtare për provat, prandaj nuk po nxjerrim asnjë përfundim deri më tani,” tha Bushi.